Rangersi fitoi 4:2 në udhëtim te Kilmarnocku në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Skocisë të mërkurën mbrëma.

Kontribut në këtë fitore dha edhe Nedim Bajrami që e shënoi golin e katërt të ekipit të tij, pesë minuta para fundit.

Bajrami në lojë hyri në minutën e 78-të.

Ai ka dy gola e një asistim në elitën skoceze.

Rangersi në vendin e dytë ka 59 pikë.

Celticu në vendin e parë ka 72 pikë.