Manchester City është ngjitur në pozitën e katërt në Premier League, pas fitores 1:0 në udhëtim te Tottenhami. Ndeshja i ka takuar xhiros së 27-të.

Golin e fitores e shënoi Erling Haaland në minutën e 12-të.

Për të ishte goli i 20-të në Premier League në edicionin aktual.

City tani në pozitën e katërt ka 47 pikë, një më shumë se Chelsea.