Drita e Prishtina janë dy gjysmëfinalistet tjera të Kupës së Kosovës në futboll.
Drita të enjten mposhti Prishtinën e Re me rezultat 4:0. Me rezultat tw njwjtw fitoi edhe Prishtina. Prishtinasit eliminuan Vëllaznimin.
Prishtina e Re dhe Vëllaznimi janë skuadra të Ligës së Parë.
Për skuadrën e Dritës golat i shënuan, Rron Broja (7’), Kastriot Selmani (47’), Arb Manaj (59’) e Iljasa Zulfiu (88’).
Ndërkohë për Prishtinën golin e parë e shënoi Najeeb Yakubu (17’), Dion Gallapeni (59’), Ron Raçi (70’) dhe Alban Shillova (82’).
Të mërkurën kalimin në gjysmëfinale e siguruan edhe Llapi dhe Drenica.