Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Real Sociedadit me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.
Ndeshja nisi më mirë për Real Sociedadin, ku Tekefusa Kubo ishte më i rrezikshëm, duke tentuar golin, pastaj edhe duke kërkuar penallti.
Në minutën e 19-të u hap ndeshja, kur Jude Bellingham asistoi te Endrick që shënoi për 1-0.
Vinicius Junior kishte dy raste për të dyfishuar epërsinë, por pa sukses.
Në anën tjetër, Mikel Oyarzabal tentoi barazimin, por Andriy Lunin ishte në vend.
Edhe në pjesën e dytë, nuk munguan rastet, kur që në start Endrick dhe Oyarzabal kishin raste.
Në vazhdim sërish rrezikoi Oyarzabal, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.
Jude Bellingham ishte afër golit, por portieri Alex Remiro bëri pritje të madhe.
Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe Real Madridi fitoi gjysmëfinalen e parë duke bërë hap të madh drejt finales.
Ndeshja kthyese pas një jave zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.