Categories: FeaturedLajmet

Çfarë po bën në Lazio? Eja në Madrid. Historia e refuzimit nga Nesta

Ish-qëndërmbrojtësi i Real Madrid, Fernando Hierro, kishte tentuar që merrte në skuadër ish-mbrojtësin italian, Alessando Nesta.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000, pas një ndeshje miqësore ndërmjet Real Madrid dhe Lazio, lojtar i së cilës ishte Nesta, shkruan Marca.

“Unë nuk doja të largohesha nga Lazio në atë kohë. Nuk doja të luaja në ndonjë skuadër tjetër”, ka treguar Nesta 20 vjet më vonë, gjatë një bisede në Instagram me ish-sulmuesin italin, Christian Vieri.

“Ishte një ndeshje miqësore në Spanjë kundër Real Madrid. Në fund të ndeshjes, Fernado Hierro erdhi dhe më tha: duhet të vish në Real Madrid- çfarë po bën te Lazio? Unë i thashë: ti je i çmendur, unë luaj në Lazio”, ka treguar Nesta.

Nesta më pas ishte transferuar te Milan dhe kishte fituar 2 tituj të Ligës së Kampionëve, si dhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

Tani 44-vjeçar, Nesta është trajner i skuadrës italiane, Frosinone në Serie B.

Var Kosova

Recent Posts

U fjalos në fushë me Kloppin, Mohamed Salah merr këtë vendim për të ardhmen

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah i ka komunikuar klubit të Liverpoolit se nuk do të largohet…

16 hours ago

A të transferohet në Barcelonë? Flet Kimmich

Joshua Kimmich i Bayern Munich ka adresuar zërat që e lidhin atë me një transferim…

17 hours ago

Aro Muric vlerësohet lartë për paraqitjen kundër Manchester United në Premier Ligë

Arijanet Muric ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier edhe në xhiron…

18 hours ago

E kërkon ky klub nga Bundesliga, zbulohet çmimi i Ermal Krasniqit

Rapid mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër në fund të…

20 hours ago

VIDEO/Kishte 10 ndeshje pa gol, Vedat Muriqi vlerësohet lartë për paraqitjen kundër Cadizit

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte më i merituari që Mallorca mori një pikë të…

20 hours ago

Lajm i keq për Bayernin, lëndohen dy lojtarë para sfidës kundër Realit në Ligën e Kampionëve

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Bayern Munichun. Pasi Jamal Musiala humbi ndeshjen ndaj…

21 hours ago