Futboll

Xhaka gjithnjë e më afër largimit nga Arsenali

Klubi anglez, Arsenali është afër të kryej dy shitje relativisht të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Topçinjtë janë të interesuar të bëjnë shumë ndryshime në këtë afat të transferimeve dhe përveç afrimeve, pritet të ketë edhe largime.

Dy nga lojtarët më të përfolur për t’u larguar nga Emirates janë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka dhe mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Arsenali është afër shitjeve të Xhakës dhe Bellerinit.

Xhaka thuhet se po afrohet drejt një lëvizje te Roma ndërsa Bellerin thuhet se po ndiqet nga PSG dhe Villarreal.

Topçinjtë janë vendosur të përdorin fondet e fituar për të ndjekur një transferim për yllin e Wolves, Ruben Neves.

Var Kosova

Recent Posts

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

33 mins ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

2 hours ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

19 hours ago

Ky është klubi i vetëm që nuk mori licensën për garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se shtatë klube nga futbolli janë…

21 hours ago

Benzema rikthehet te Real Madrid, kjo është arsyeja

Real Madrid pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez padyshim që nuk do të rikthehet për…

21 hours ago

Edon Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë – ja renditja

Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë. Ylli…

22 hours ago