Featured

Zvicra “presion” Francës me dyshen Shaqiri-Xhaka, Deschamps i bindur: Nuk jemi favoritë

Kurrë më parë në histori, Zvicra nuk ka mundur të mposht Francën, por ka mundur ta ndal në katër barazime në shtatë përballjet ndërmjet tyre.

Në futboll asgjë nuk është e pamundur, aq më pak në nivele të tilla, ku një detaj mund të vendos shumë, mjafton të mos shkojmë më larg se eliminimi i bujshëm i Holandës një ditë më parë. Franca zbret sërish në fushë me stofin e një ekipi brilant, me shumë yje, sigurisht favorit në çdo aspekt, por Dider Deschamps as që preferon të ndalet në detaje të tillë, për të kjo është një sfidë shumë e vështirë përballë një rivali me potencial:

“Është një ndeshje për 1/8 ku në tavolinë është kualifikimi për në çerekfinale. Favorit ishim përpara se të niste evropiani por si unë ashtu edhe lojtarët e mi jemi të vetëdijshëm për cilësitë që ka Zvicra. Kanë pika të forta dhe janë të aftë të bëjnë gjëra të mira, jo më kot janë të 13-ët në renditjen e FIFA-s”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.

Zvicra dhe trajneri Petkovic shpresojnë shumë që përballë Francës të shohin edhe një herë Xherdan Shaqirin në versionin e tij më të mirë.

Kapiteni Granit Xhaka në konferencë për shtyp shprehet se Zvicra vjen në këtë sfidë e relaksuar dhe me besimin se mund të bëjnë mirë:

“Në tre edicionet e fundit jemi eliminuar gjithnjë në këtë fazë, këtë herë dëshirojmë të shkruajmë historinë. Franca është favorite por ne nuk fshihemi. Jemi të qetë dhe të relaksuar, e dimë se sa e rëndësishme është kjo sfidë, nëse japim 100% mund të shkruajmë historinë”, theksoi Granit Xhaka.

Var Kosova

Recent Posts

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

38 mins ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

3 hours ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

5 hours ago

U fjalos në fushë me Kloppin, Mohamed Salah merr këtë vendim për të ardhmen

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah i ka komunikuar klubit të Liverpoolit se nuk do të largohet…

23 hours ago

A të transferohet në Barcelonë? Flet Kimmich

Joshua Kimmich i Bayern Munich ka adresuar zërat që e lidhin atë me një transferim…

1 day ago

Aro Muric vlerësohet lartë për paraqitjen kundër Manchester United në Premier Ligë

Arijanet Muric ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier edhe në xhiron…

1 day ago