Futboll

Zyrtare: Brahim Diaz edhe dy vite tjera te Milani, merr fanellën me numrin 10

Milani i ka siguruar shërbimet e Brahim Diaz në formë huazimi dyvjeçar nga Real Madridi, me opsionin e blerjes, derisa edhe Los Blancos edhe kanë ‘kundër-opsionin’.

Në njoftimet e dy klubeve bëhet vetëm e ditur se është vetëm një huazim i përkohshëm dyvjeçar deri më 30 qershor 2023.

Edhe pse në komunikata nuk përfshihet opsioni i blerjes, mediat raportojnë se Rossonerët mund ta transferojnë lojtarin për 22 milionë euro.

Në ndërkohë, edhe Los Blancos e kanë ‘kundër-opsionin’ për riblerjen e lojtarit në vlerën prej 27 milionë euro. Njëherësh, bëhet e ditur se Milani do të shpenzojë tre milionë euro për huazimin.

22-vjeçari ishte i huazuar te klubi italian në sezonin 2020/2021 duke shënuar shtatë gola në 39 paraqitje zyrtare.

Spanjolli do ta bartë fanellën me numrin 10 të trashëguar nga Hakan Calhanoglu, i cili kaloi te rivali lokal Inter. /Telegrafi/

Var Kosova

Recent Posts

Gjithçka e hapur, trajneri holandez konfirmon se dëshiron të bëhet trajneri i Liverpoolit

Arne Slot nuk po fshihet më. Nga ana tjetër, nuk e bëri as Liverpool, i…

22 hours ago

Cila ligë tjetër përveç Serie A, do të ketë 5 klube në Ligën e Kampionëve?

Shpresat e Ligës Premier për të marrë një vend shtesë apo për të dërguar pesë…

23 hours ago

Emocionale/ Talenti 16 vjeçar me origjinë nga Kosova debuton në Suedi kundër vëllait tij

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari, Bleon Kurtulus debutoi në Ligën e Suedisë për Halmstads BK, duke mposhtur Hammarbyn,…

1 day ago

Është në grup me Shqipërinë, Spanja mund të suspendohet për Kampionat Evropian

Është raportuar se qeveria spanjolle synon të hyjë në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF), mes kaosit të…

1 day ago

Reali merr lajm jashtëzakonisht të mirë para lojës me Bayernin në Ligën e Kampionëve

Pas një mungese të gjatë, në radhët e “Galaktikëve”, të Real Madrid, “gardiani” belg, Thibaut…

1 day ago

VIDEO/ Distria kampione e Evropës, momenti kur fitoi medaljen e artë

Distria Krasniqi është kampione evropiane në xhudo. Medaljen e artë në Evropianin në Zagreb, Distria…

1 day ago