Milani i ka siguruar shërbimet e Brahim Diaz në formë huazimi dyvjeçar nga Real Madridi, me opsionin e blerjes, derisa edhe Los Blancos edhe kanë ‘kundër-opsionin’.

Në njoftimet e dy klubeve bëhet vetëm e ditur se është vetëm një huazim i përkohshëm dyvjeçar deri më 30 qershor 2023.

Edhe pse në komunikata nuk përfshihet opsioni i blerjes, mediat raportojnë se Rossonerët mund ta transferojnë lojtarin për 22 milionë euro.

Në ndërkohë, edhe Los Blancos e kanë ‘kundër-opsionin’ për riblerjen e lojtarit në vlerën prej 27 milionë euro. Njëherësh, bëhet e ditur se Milani do të shpenzojë tre milionë euro për huazimin.

22-vjeçari ishte i huazuar te klubi italian në sezonin 2020/2021 duke shënuar shtatë gola në 39 paraqitje zyrtare.

Spanjolli do ta bartë fanellën me numrin 10 të trashëguar nga Hakan Calhanoglu, i cili kaloi te rivali lokal Inter. /Telegrafi/