Featured

“Messi ishte mashtrues dhe provokues”, ish-portieri habit me deklaratë për argjentinasin

Ish-portieri i Real Madridit, Jerzy Dudek foli për Lionel Messin në autobiografinë e tij, duke e etiketuar atë si “provokues” dhe “i vrazhdë”.

Polaku e pa Messin nga afër gjatë El Clasicos, pasi kishte vepruar si zëvendës i Iker Casillas te Los Blancos për katër vjet pas largimit nga Anfield në vitin 2007.

Dhe në librin e tij që tregon gjithçka, Dudek nuk u përmbajt kur fliste për Messin. Ai shkroi për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë: “Ai ishte mashtrues dhe provokues”.

“Ata ishin shumë të gatshëm të të provokonin dhe mundën ta bënin atë në perfeksion. Pashë Messin duke thënë gjëra kaq të vrazhda ndaj Pepes dhe [Sergio] Ramos, sa nuk do ta imagjinonit nga një person kaq i qetë dhe në dukje i mirë”.

Dudek gjithashtu tha fjalën e tij për ish-bashkëlojtarët legjendar Cristiano Ronaldo dhe Raul.

Heroi i Ligës së Kampionëve të Liverpool-it në vitin 2005 vazhdoi: “Cristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë, pak a shumë”.

“Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues. Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin”, ka shtuar më tej ai.

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

11 hours ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

13 hours ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

13 hours ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

16 hours ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

17 hours ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

1 day ago