Featured

Fundi i qëndrimit tek Interi, Arturo Vidal zbulon klubin e radhës

Në fund të kontratës së tij me Interin, ku u transferua në 2020/21 nga Barcelona, Arturo Vidal ka një ëndërr për të realizuar: të luajë për Flamengon.

Duke folur për TNT Sports, mesfushori kilian, pranoi se do të dëshironte të përfaqësonte klubin nga Rio de Janeiro.

“Gjithmonë kam ëndërruar ta vesh atë pulovër, nuk mund ta mohoj. Kur mundem dhe nëse ka kushte, firmos menjëherë, pa hezitim. Shpresoj që të jetë së shpejti. Nëse trajneri apo drejtuesit më duan mua, ne do të ulemi në tryezë për të negociuar dhe për të arritur një marrëveshje, e cila nuk duhet të jetë e vështirë”, tha ai.

“Përvojat e mia në Evropë mund të marrin fund. Nuk e di nëse është koha, por nëse ndodh, objektivi im është shumë i qartë: të fitoj gjithçka me Flamengon, të luftoj për Kupën Libertadores, që është gjithashtu një ëndërr, sepse është si Champions League. Nëse realizohet, të vazhdojmë të luftojmë dhe të jemi një lojtar i rëndësishëm”, shtoi ai.

Në Evropë, përveç Interit dhe Barcelonës, Arturo Vidal ka luajtur me  Leverkusen, Bayern (Gjermani) dhe Juventus  (Itali).

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

2 days ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

2 days ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago