Featured

Njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” ishte gjyqtar i Superligës së Kosovës

Njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” është ish-gjyqtari i Superligës së Kosovës, Benon Këpuska.

Këpuska brenda një ditë – derisa ishte në ndërrimin e natës – kishte marrë mbi 200 euro ryshfet. Më 17 tetor të vitit të kaluar, ai e kishte nisur ditën duke marrë 20 euro ryshfet.

Më vonë, duke lejuar kontrabandimin e kërpudhave, ai kishte marrë edhe 100 euro të tjera. Pas orës 21:00, duke lejuar kontrabandën e kërpudhave, polici dhe ish-gjyqtari B.K, kishte marrë 105 euro nga një shtetas i Shqipërisë, dhe i kishte ndarë me kolegët S.ZH dhe M.B.

Ndryshe, Benon Këpuska së fundi ka mbajtur detyrën prej sekretari tek klubi i futsallit, Liburni, raporton Insporti.

Ditën e djeshme, Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale zhvilluan një mega aksion, ku rezultoi me 50 zyrtarë të arrestuar, 48 policë dhe dy doganierë.Operacioni “Pika” nisi dje në orët e hershme të mëngjesit, derisa hetimet kundër korrupsionit dhe kontrabandës në pikat kufitare, Qafë Morinë dhe Qafë Prush kanë nisur rreth një vit më parë.

Var Kosova

Recent Posts

Xavi largohet nga Barcelona, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit katalanas

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll,…

1 day ago

Zvicra publikon listën paraprake për Kampionat Evropian – përfshihen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin…

1 day ago

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

1 day ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

2 days ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

2 days ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

2 days ago