Futboll

PSG heq dorë nga Mbappe, mediumi spanjoll jep detajet e ofertës së fundit të tyre

PSG ka hequr dorë nga Kylian Mbappe dhe kampionët e Francës janë në pritje të njoftimit të tij për transferimin te Real Madrid.

“Përfaqësuesit e Mbappes dhe Reali duhet të bien dakord për detajet, por kjo nuk është diçka që do të pengonte një marrëveshje”, shtuan ata.

Burimet e ESPN raportojnë se klubi i Parisit ishte i bindur javën e kaluar se Mbappe do të qëndronte. Ata bënë gjithçka për të mbajtur 23-vjeçarin, lojtarin më të mirë në kampionatin francez.

“Ata i ofruan atij një kontratë të madhe, i premtuan një ekip më të fortë për sezonin e ardhshëm, i ofruan shiritin e kapitenit dhe 100 për qind para nga të drejtat e marketingut”, raporton ESPN.

Por po ashtu, burimet e mediumit ndërkombëtar thonë se Mbappe nuk ka kërkuar para. Ai dëshiron të luajë për Realin dhe është e qartë për të gjithë në PSG se ai do të përmbushë ëndrrën e tij.

Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe së fundmi ai konfirmoi se vendimi për të ardhmen e tij pothuajse është marrë.

Var Kosova

Recent Posts

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon gol të jashtëzakonshëm me kokë në La Liga

Vedat Muriqi është rikther te goli për Mallorcan, transmeton VAR Kosova. Sulmuesi nga Prizreni ka…

10 hours ago

Gjithçka e hapur, trajneri holandez konfirmon se dëshiron të bëhet trajneri i Liverpoolit

Arne Slot nuk po fshihet më. Nga ana tjetër, nuk e bëri as Liverpool, i…

2 days ago

Cila ligë tjetër përveç Serie A, do të ketë 5 klube në Ligën e Kampionëve?

Shpresat e Ligës Premier për të marrë një vend shtesë apo për të dërguar pesë…

2 days ago

Emocionale/ Talenti 16 vjeçar me origjinë nga Kosova debuton në Suedi kundër vëllait tij

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari, Bleon Kurtulus debutoi në Ligën e Suedisë për Halmstads BK, duke mposhtur Hammarbyn,…

3 days ago

Është në grup me Shqipërinë, Spanja mund të suspendohet për Kampionat Evropian

Është raportuar se qeveria spanjolle synon të hyjë në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF), mes kaosit të…

3 days ago

Reali merr lajm jashtëzakonisht të mirë para lojës me Bayernin në Ligën e Kampionëve

Pas një mungese të gjatë, në radhët e “Galaktikëve”, të Real Madrid, “gardiani” belg, Thibaut…

3 days ago