Featured

Gjilani në “halle” – portieri Koliçi probleme me gjurin e tij

Enea Koliçi është futbollisti i radhës që është lënduar dhe që ka vizituar infermierinë.

Siç mëson “Enigma”, numri një i portës gjilanase tashmë ka marrë rezultatet e para të rezonancës magnetike dhe bëhet fjalë për një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë.

Koliçi mungoi në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Malishevës pikërisht për shkak të lëndimit.

Mungesa e tij për duelin ndaj Ballkanit është e konfirmuar, ndërkohë që duhet të ketë kujdes tejet të madh nëse mund të arrij Evropën.

Përveç Koliçit, te Gjilani të dëmtuar janë edhe Fabjan Beqja, Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Keita Aziz, Donjet Shkodra dhe Elton Cale.

‘Kuqbardhët’ duket se kanë shumë punë në afatin kalimtar të verës.

Var Kosova

Recent Posts

Bayernit i vendoset një çmim i “çmendur” për trajnerin 49 vjeçar të Premier Ligës

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Të mëdhenjtë e futbollit gjerman po…

7 hours ago

Ismet Munishi me kritika të mëdha: Mungesë respekti organizimi i Evropianit me Serbinë

Organizimi i përbashkët të Euro27 për U-21 e Shqipërisë me Serbinë ishte tema kryesore në…

9 hours ago

Sezon pa asnjë trofe, këta janë 2 lojtarët e parë që largohen nga Bayerni

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munchen, ka zyrtarizuar ndarjen me dy futbollistë në fundin…

9 hours ago

Këto janë tri klubet e mëdha italiane që po e kërkojnë Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë merkatos verore, për të bërë një hap…

10 hours ago

E konfirmuar, PSG ka në listë të blerjes futbollistin me origjinë nga Kosova

SKY Sport Gjermania ka konfirmuar se portieri i Ajaxit me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj,…

3 days ago

Granit Xhaka përmend Prishtinën si vend i preferuar i pushimeve

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka zgjedhur Prishtinën si vendin e parë të preferuar…

3 days ago