Featured

Klubi i sheikëve në sulm për Brojën: Dua përgjigje deri në fund të korrikut

Armando Broja vazhdon të pëlqehet dhe kërkohet nga klube të ndryshme.

Sulmuesi i talentuar është pjesë e Chelsea deri në vitin 2026, dëshira për të luajtur në “Stamford Bridge” është e madhe, por karriera e 20-vjeçarit pritet të vijojë diku tjetër.

Broja ia ka bërë të qartë trajnerit Thomas Tuchel se nëse nuk e ka besimin e tij, atëherë është më mirë që ta shesin. Huazimet nuk i preferon më dhe kërkon të largohet përfundimisht nëse nuk bën pjesë në planet e trajnerit gjerman.

Newcastle nuk i ka problem paratë, në “St. James Park” po ndërtojnë një skuadër cilësore dhe mediet angleze shkruan se Broja është objektivi kryesor i “Qymyrxhinjve” për sulmin, dhe i preferuari i trajnerit Howe.

West Ham dhe Everton vazhdojnë të monitorojnë situatën e lojtarit të kombëtares shqiptare, ndërkohë që te Southamton, klubi ku kaloi i huazuar sezonin e fundit, janë optimistë për blerjen e kartonit të tij.

Në Itali e pëlqejnë Milan, Napoli dhe Atalanta, teksa u përfol edhe për një interesim nga Ajaksi në Holandë. Broja i ka vendosur kohë deri në fund të muajit Chelsea dhe Tuchel për t’i dhënë një përgjigje finale.

Mediet angleze shkruajnë se ai është takuar edhe me Todd Boehly, presidentin e Chelsea. Ky i fundit e vlerëson lojtarit e talentuar nga Malësia e Madhe, por e ardhmja e tij me klubin londinez varet nga trajneri gjerman./SS/

Var Kosova

Recent Posts

Ky është klubi që fiton më së shumti para nga fanellat në botë

Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania…

2 days ago

Futbollisti francez padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer: Trupi im nuk funksionon si dikur

Futbollisti francez, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i…

2 days ago

Portieri kampion i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0…

2 days ago

Vedat Muriqi tregon për problemet këtë sezon, nisën te ndeshja me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se…

2 days ago

Xhaka flet pas fitores së madhe kundër Romës në Europa League, ka një “pendim”

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale…

2 days ago

Real Madridi po mendon ndryshim të madh në formacion para sfidës së dytë kundër Bayernit

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës…

3 days ago