Featured

Tirana pëson humbje në ndeshjen e parë

Tirana e portierit kosovar, Visar Bekaj ka pësuar humbje në duelin e parë me Dudelangen në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Luksemburgut fitoi 1-0 ndaj Tiranës në stadiumin “Stade Jos Nosbaum”, shkruan Demokracia.com.

Rezultati ishte i barabartë deri në minutën e 71-të kur u zhbllokua nga vendasit me autor Hassan. Goli i tij vulosi edhe epilogun final të takimit.

Në këtë përballje u dhanë dy kartonë të kuq nga gjyqtari kryesor, Saggi.

Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 54-të kur Kirch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas dy të verdhëve u përjashtua edhe Limaj i Tiranës në minutën e 68-të.

“Gardiani” prishtinas, Visar Bekaj si zakonisht ishte në portë për kampionët e Shqipërisë nga minuta e parë deri në të fundit.

Var Kosova

Recent Posts

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

46 mins ago

Përballja e gjigantëve në Ligën e Kampionëve, këto janë formacionet e mundshme të Bayern – Real

E vetmja mënyrë se si Bayerni mund të shmangë një sezon pa trofe që nga…

3 hours ago

VIDEO/ Supergoli i radhës i Mirlind Dakut në Rusi

Prej disa javësh tashmë, “bomberi” i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është kthyer në një…

5 hours ago

U fjalos në fushë me Kloppin, Mohamed Salah merr këtë vendim për të ardhmen

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah i ka komunikuar klubit të Liverpoolit se nuk do të largohet…

23 hours ago

A të transferohet në Barcelonë? Flet Kimmich

Joshua Kimmich i Bayern Munich ka adresuar zërat që e lidhin atë me një transferim…

1 day ago

Aro Muric vlerësohet lartë për paraqitjen kundër Manchester United në Premier Ligë

Arijanet Muric ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier edhe në xhiron…

1 day ago