Featured

Igli Tare bën deklaratën e bujshme për futbollistin serb: Po të kisha vajzë, do t’ia jepja për martesë

Sergej Milinkoviç-Saviç është gati për Botërorin në Katar. Me Serbinë ai dëshiron të ecë sa më shumë përpara, pastaj do të mendojë për të ardhmen me Lazion. Kontrata me bardhekaltrit i skadon në vitin 2024, për klubin kryeqytetas italian mbetet i patransferueshëm, ndaj do të provohet karta e rinovimit.

Është shumë e rëndësishme të kesh një lojtar të tillë në skuadër dhe drejtori sportiv Igli Tare komentoi në mikrofonat e “Mozzartsport”: “Ai erdhi këtu si djalë i ri dhe tani është burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, ai është një person i rëndësishëm për Lazion, jo thjesht një futbollist.

Kjo është ajo që e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si njeri. Një qenie njerëzore modeste. Ai kurrë nuk ka qenë kryelartë apo arrogant, por një djalë shumë i sjellshëm. Si futbollist është tjetër gjë. Ai mund të bëjë edhe më mirë”.

Një deklaratë e bujshme e Tares vjen për marrëdhënien me mesfushorin serb: “Nëse do ta kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë, ka respekt për mua, edhe pse gjithmonë e kritikoj atë.

Ndonjëherë pas një ndeshjeje, kur ai luan mirë, vjen të më pyesë: Mirë apo keq? Unë gjithmonë them se nuk është mirë dhe pastaj ai qesh se nuk jam i kënaqur kurrë. Unë gjithmonë i them që të lërë pas vetes gjithçka që ka bërë. Të vazhdojë të shikojë përpara dhe të rritet”.

Var Kosova

Recent Posts

Granit Xhaka dhe Leverkusen luajnë sot gjysmëfinalen e parë në Europa League

Roma-Bayer Leverkusen është kryesfida e fazës gjysmëfinale të Europa League, me takimin e parë që…

39 mins ago

Pas rezultateve të Ligës së Kampionëve, ky shtet siguron vendin e 5-të në sezonin e ardhshëm

Borussia Dortmund ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj…

1 hour ago

Trajneri i klubit rus tregon arsyen pse Mirlind Daku ka ngritur formën kohën e fundit

Ishte më i miri në fushë. Kaq fjalë mjaftojnë për të kuptuar nivelin e paraqitjes…

2 days ago

Federata e Zvicrës dënon djaloshin 10 vjeçar nga Kosova për foton me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq…

2 days ago

Munishi spektakolar: Mua më dojnë 99% e popullatës, ata që nuk që nuk më dojnë…

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të…

2 days ago

Pamje/ U bë kampion i Gjermanisë, kjo është puna e dytë e Granit Xhakës këtë sezon

Përveç se kampioni i Bundesligës këtë sezon me Leverkusenin, Granit Xhaka, ka bërë punën e…

2 days ago