Featured

Vedat Muriqi zbulon objektivin që ka këtë sezon me Mallorcan

Vedat Muriqi është i lodhur. Përgatitjet fizike, seancat stërvitore në mëngjes dhe pasdite bëjnë që lojtarët e Mallorcas të jenë të rraskapitur. Kohën prej stërvitjes së parë deri te stërvitja e dytë lojtarët e drejtuar nga trajneri Javier Aguirre e shfrytëzojnë për të pushuar në dhomat e tyre.

“Të gjithë janë duke fjetur, përveç meje që jam duke e bërë këtë intervistë”, ka thënë sulmuesi i Kosovës fillimisht për mediumin spanjoll “IB3”, të hënën.

Sulmuesi i Mallorcas vlerësoi lart transferimin e një prej lojtarëve më të mirë në skuadër në edicionin e kaluar.

“Është e vështirë t’i thuhet jo skuadrës së Paris Saint-Germainit. Brenda një periudhe të shkurtër kohore ai do të jetë një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ne të gjithë do të mund të themi se kemi luajtur me të”, ka thënë Vedat Muriqi për ish-bashkëlojtarin, Kang-in Lee. 22-vjeçari kaloi nga Mallorca te kampioni i Francës. Lee është nga Koreja e Jugut.

Muriqi foli edhe për të ardhmen e tij. Ai e konfirmoi edhe një herë tjetër se dëshiron të qëndrojë te Mallorca dhe se “për momentin” nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë ofertë. Prizrenasi nuk dëshiron që klubi spanjoll të jetë në presion për shkak të kësaj çështjeje.

Por, deri në mbyllje të afatit kalimtar të verës kanë mbetur edhe dy muaj.

“Do të largohem vetëm nëse ndonjë klub e paguan klauzolën”, ka thënë Muriqi.

“Në edicionin e kaluar ishim vetëm një pikë larg arritjes së zonës që dërgon në garat evropiane. Edhe edicionin e ardhshëm duhet të dalim në fushë me këmbë në tokë. Nëse nisim të flasim se do të shkojmë në Ligën e Kampionëve, nuk do të bëjmë gjëra të mira. Nëse fillojmë me nivelin e futbollit që e kemi shfaqur në përfundim të kampionatit, pa dyshim se nuk do të vuajmë dhe mendoj se mund të luftojmë për t’u kualifikuar në Evropë”, është shprehur Muriqi.

Var Kosova

Recent Posts

Ylber Ramadani flet për problemin shëndetësor që pati: Rrezikova të vdisja – ka një falenderim

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë Mesfushori…

3 hours ago

Nuk është në planet e Aston Villës, ky do të jetë klubi i ri Philippe Coutinhos

Vasco de Gama është e interesuar për huazimin e Philippe Coutinhos me faktin se marrëveshja…

3 hours ago

E FUNDIT/ Barcelona merr këtë vendim për të ardhmen e Xavit

Sipas raportimeve të fundit, Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin…

4 hours ago

Jurgen Klopp tregon se çfarë do të bëjë pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni. Ndeshja lamtumirëse e…

21 hours ago

Granit Xhaka synon këtë rekord absolut të futbollit evropian

Në fillim suksesi i Bayer Leverkusen ishte një nga historitë e këtij sezoni. Është duke…

21 hours ago

Chelsea fiton mbi 5 milionë euro nga lojtari i pensionuar – kjo është arsyeja

Pavarësisht tërheqjes nga futbolli, Eden Hazard vazhdon të paguhet nga Real Madrid. Në kontratën e…

22 hours ago