Enea Koliçi është futbollisti i radhës që është lënduar dhe që ka vizituar infermierinë.

Siç mëson “Enigma”, numri një i portës gjilanase tashmë ka marrë rezultatet e para të rezonancës magnetike dhe bëhet fjalë për një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë.

Koliçi mungoi në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Malishevës pikërisht për shkak të lëndimit.

Mungesa e tij për duelin ndaj Ballkanit është e konfirmuar, ndërkohë që duhet të ketë kujdes tejet të madh nëse mund të arrij Evropën.

Përveç Koliçit, te Gjilani të dëmtuar janë edhe Fabjan Beqja, Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Keita Aziz, Donjet Shkodra dhe Elton Cale.

‘Kuqbardhët’ duket se kanë shumë punë në afatin kalimtar të verës.