Milot Avdyli është duke kaluar periudhë të rëndësishme në karrierë, teksa me Celjen po synon sukses historik në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti kosovar është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës sllovene. Avdyli shënoi supergol për Celjen në barazimin 1:1 ndaj Slovan Bratislavës në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve.
Por për 24-vjeçarin, objektiv nuk është vetëm suksesi me klubin. Avdyli synon që pas paraqitjeve të mira me Celjen të bëjë edhe hapin e radhës - debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.
Avdyli dëshiron të ndihmojë Celjen të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e ligës në “Champions League” dhe njëkohësisht të luajë për Kosovën.
“Ky ishte deri tani goli im më i mirë. Ndjesia ishte e jashtëzakonshme, pasi shënova në fazën vendimtare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Nuk mund t’i numëroj mesazhet që kam marrë, vërtet ishin shumë. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe për Kosovën. Shpresoj që të dyja këto dëshira të më realizohen qysh këtë muaj”, ka thënë Avdyli, shkruan të hënën “24ur.com”.
Pas paraqitjeve të mira, Avdyli ka konfirmuar se është kontaktuar nga përfaqësues të Federatës së









