Tirana e portierit kosovar, Visar Bekaj ka pësuar humbje në duelin e parë me Dudelangen në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Luksemburgut fitoi 1-0 ndaj Tiranës në stadiumin “Stade Jos Nosbaum”, shkruan Demokracia.com.
Rezultati ishte i barabartë deri në minutën e 71-të kur u zhbllokua nga vendasit me autor Hassan. Goli i tij vulosi edhe epilogun final të takimit.
Në këtë përballje u dhanë dy kartonë të kuq nga gjyqtari kryesor, Saggi.
Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 54-të kur Kirch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pas dy të verdhëve u përjashtua edhe Limaj i Tiranës në minutën e 68-të.
“Gardiani” prishtinas, Visar Bekaj si zakonisht ishte në portë për kampionët e Shqipërisë nga minuta e parë deri në të fundit.