Borussia Dortmundi është tërhequr nga gara për yllin e ri, Said El Mala.
Drejtor sportiv, Lars Ricken, e ka konfirmuar lajmin të premten për “Funke Mediengruppe”.
El Mala ka shkëlqyer me Kolnin në edicionin e kaluar të Bundesligës me 13 gola e pesë asistime, por nuk do të jetë pjesë e “verdhezinjve” për edicionin e radhës. El Mala është 19-vjeçar dhe luan në krahun e majtë të sulmit.
“Said el Mala nuk është lojtar i Borussia Dortmundit dhe nuk do të bëhet në këtë verë. Ditët e fundit kemi pasur bisedime me zyrtarët e Kolnit, por ata refuzuan ofertën tonë të fundit. Nuk do të bëjmë ofertë tjetër”, ka deklaruar Ricken.
Mediumet gjermane kanë raportuar se Kolni ka kërkuar 50 milionë euro për talentin. Vitin e kaluar, El Mala e vazhdoi kontratën deri në vitin 2030, pa klauzolë lirimi.









