FC Drenica ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Endrit Shala për sezonin 2026/27, duke shtuar një tjetër element të ri në skuadrën kuqezi.
Klubi nga Skenderaj njoftoi se 21-vjeçari, i cili vjen nga KF Ramiz Sadiku, do të jetë pjesë e repartit të mesfushës, me synimin për të sjellë cilësi dhe energji në ekip.
“FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Endrit Shala, i cili nga sot është pjesë e skuadrës sonë për sezonin 2026/27.”
Në njoftimin zyrtar, klubi i uroi mirëseardhje futbollistit të ri, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese me fanellën kuqezi. Shala pritet të jetë një nga alternativat e rëndësishme në mesfushën e Drenicës gjatë edicionit të ri.






