Drita siguroi kualifikimin në raundin e ardhshëm të kualifikimeve të UEFA Conference League, pasi mposhti Florianën me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Gjilanasit treguan karakter deri në fund, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë. Floriana kishte kaluar në epërsi me golin e Mbong në minutën e 40-të, por Drita nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e kualifikimit.
Shpërblimi erdhi në minutën e 88-të, kur Pellumbi barazoi rezultatin dhe riktheu shpresat e kampionëve të Kosovës, duke e dërguar sfidën në vazhdime.
Në fillim të kohës shtesë, një autogol i Kauan në minutën e 91-të vulosi përmbysjen e madhe të Dritës, e cila administroi epërsinë deri në fishkëllimën e fundit për të siguruar biletën e raundit të ardhshëm.
Me këtë fitore, Drita vazhdon aventurën evropiane dhe konfirmon forcën e saj në arenën ndërkombëtare, duke eliminuar Florianën pas dy ndeshjeve të luftuara.






