Futboll

    FC Ballkani e nis me barazim aventurën evropiane, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

    FC Ballkani e nis me barazim aventurën evropiane, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit
    July 08, 2026
    2 min lexim

    FC Ballkani e ka nisur me një barazim pa gola (0:0) aventurën në garat evropiane, pasi nuk arriti të mposhtë Connah's Quay në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues.

    Në sfidën e zhvilluar në "Deeside Stadium", suharekasit zhvilluan një ndeshje të kujdesshme ndaj skuadrës uellsiane, ku të dyja ekipet krijuan pak raste të pastra shënimi dhe nuk arritën ta thyejnë rezultatin.

    Pjesa e parë u karakterizua me një lojë të fortë fizike, ku arbitri Johann Jonsson ndëshkoi me karton të verdhë Valentin Yacabo Serebe në minutën e 18-të dhe Callum West në minutën e 37-të.

    Në pjesën e dytë, trajneri i FC Ballkani kërkoi më shumë freski në repartet e skuadrës. Në minutën e 64-të, Almedin Klinaku u zëvendësua nga Giovanni, ndërsa Edvin Kuç ia la vendin Ardit Deliut. Gjashtë minuta më vonë, Marsel Ismajlgeci u inkuadrua në vend të Albert Dienes.

    Nga ana tjetër, Connah's Quay reagoi me dy zëvendësime në minutën e 73-të, duke aktivizuar Darren Stephenson dhe Frankie Deane në vend të Max Woodcock dhe Callum West. Në vazhdim të takimit, James Jones 76-të dhe Iwan Murray 83-të u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

    Në minutën e 86-të, Ballkani shfrytëzoi edhe dy zëvendësimet e fundit, me Bajram Jashanicën dhe Lorik Dobratiqin që zëvendësuan Gentrit Halilin dhe Toni Domgjonin. Dy minuta më vonë edhe vendasit bënë lëvizjet e fundit në formacion, kur Alex Hughes dhe Hussein Mehasseb u futën në lojë në vend të Michael Stone dhe Harry Franklin.

    Në minutën e parë shtesë, para përfundimit të ndeshjes, Ardit Deliu u ndëshkua me karton të verdhë.

    Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku Ballkani, para tifozëve të tij, do të synojë fitoren dhe kualifikimin në raundin e ardhshëm të garave evropiane.

    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollLigat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideoIntervistaLifestyle
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    Vetëm njëra vazhdon, Spanja dhe Belgjika në betejën e madhe të Botërorit
    Lajmet

    Vetëm njëra vazhdon, Spanja dhe Belgjika në betejën e madhe të Botërorit

    2 orë më parë
    Shkëndija shkëlqen, Vllaznia fiton derbin shqiptar – si u paraqitën klubet shqiptare në natën evropiane
    Futboll

    Shkëndija shkëlqen, Vllaznia fiton derbin shqiptar – si u paraqitën klubet shqiptare në natën evropiane

    21 orë më parë
    Live🔴Franca - Maroku
    Futboll

    Live🔴Franca - Maroku

    23 orë më parë
    E harroi kartonin e kuq, ky është dënimi që FIFA ia dha yllit anglez
    Lajmet

    E harroi kartonin e kuq, ky është dënimi që FIFA ia dha yllit anglez

    1 ditë më parë
    Live🔴Europa FC - Shkëndija
    Lajmet

    Live🔴Europa FC - Shkëndija

    1 ditë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    Shkëndija shkëlqen, Vllaznia fiton derbin shqiptar – si u paraqitën klubet shqiptare në natën evropiane
    Futboll

    Shkëndija shkëlqen, Vllaznia fiton derbin shqiptar – si u paraqitën klubet shqiptare në natën evropiane

    21 orë më parë
    Live🔴Franca - Maroku
    Futboll

    Live🔴Franca - Maroku

    23 orë më parë
    Klubet shqiptare nisin ëndrrën evropiane, pesë skuadra zbresin në fushë për të kërkuar historinë
    Futboll

    Klubet shqiptare nisin ëndrrën evropiane, pesë skuadra zbresin në fushë për të kërkuar historinë

    1 ditë më parë
    Malisheva kërkon rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë, shkodranët paralajmërojnë duel të fortë në Conference League
    Futboll

    Malisheva kërkon rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë, shkodranët paralajmërojnë duel të fortë në Conference League

    1 ditë më parë