Federata e Futbollit të Kosovës ka hapur zyrtarisht procesin e akreditimit për përfaqësuesit e mediave për ndeshjet që Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kosova U21 do t’i zhvillojnë gjatë muajve maj dhe qershor 2026. Akreditimi përfshin ndeshjen Çeki – Kosovë, që zhvillohet më 31 maj në stadiumin “Epet Arena” në Pragë, si dhe përballjet Kosovë – Andorrë dhe Kosovë U21 – Luksemburg U21, të planifikuara për datat 6 dhe 7 qershor.
FFK-ja ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikim për ndeshjen ndaj Çekisë është 22 maji në ora 16:00, ndërsa për dy ndeshjet që zhvillohen në Kosovë afati përfundon më 29 maj në ora 16:00. Federata ka theksuar gjithashtu se për ndeshjen jashtë vendit, gazetarët dhe ekipet mediale duhet të aplikojnë duke përdorur pasaportën.
Aplikimi për akreditim bëhet përmes platformës zyrtare online të FFK-së në: ffk-media.com. Federata ka paralajmëruar se kërkesat e dorëzuara pas afatit do të shqyrtohen vetëm nëse ka vende të lira në dispozicion. Njoftimi i plotë është publikuar edhe në faqen zyrtare të FFK-së.









