Nga sot ka nisur sezoni evropian për gjyqtarët nga Kosova.
Përmes një postimi të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Facebook bëhet e ditur se UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova.
Gjyqtarët të cilët Federata i ka deleguar për këtë detyrë nga UEFA janë Visar Kastrati si gjyqtarë kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League 2026/27 ndërmjet CSKA Sofia dhe Derry City FC.
Siç mësohet nga postimi i FFK-së, kjo ndeshje do të zhvillohet më 09.07.2026 në Sofje të Bullgarisë.
Gjyqtari kryesore, Visar Kastrati, do të asistohet nga asistentët, Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do jetë Valon Bajgora.
Tutje në postim thuhet se në AVAR do jetë Genc Nuza ndërsa në VAR do të jetë gjermani Soren Storks.
Në fund, FFK u ka uruar suksese ekipit të gjyqtarëve në këtë angazhim ndërkombëtar.






