Stankovic kaloi Bravon në epërsi në minutën e 17-të, ndërsa autogoli i G. Jovan në të 36-ën riktheu baraspeshën.
Shkëndija dhe Bravo e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:1 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 17-të përmes J. Stankovic, pas asistimit të J. Arinze. Shkëndija reagoi dhe e barazoi rezultatin në minutën e 36-të, pas autogolit të G. Jovan.
Me këtë rezultat, Bravo kryeson 3:2 në rezultatin e përgjithshëm, pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Slloveni. Shkëndijës i duhet të shënojë të paktën edhe një herë në pjesën e dytë për ta çuar përballjen në vazhdime.
Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e fundit në Shkup.






