Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kundër Izraelit dhe Republikës së Irlandës të cilat pritet të vazhdojnë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nën menaxhimin e trajnerit Franco Foda bëhet e ditur se janë ftuar 15 mesfushorë dhe sulmues, 9 mbrojtës dhe 3 portierë.
Befasi në këtë listë janë mbrojtësit Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberi, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi.
Në departin e mesfushës dhe ofanziv janë ftuar Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Valmir Matoshi, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Enis Rexhepi dhe Vedat Muriqi.
Ndërsa në departin defanziv janë ftuar Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulus, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni dhe Milot Avdyli ndërsa për ta mbrojtur portën e Kosovës janë ftuar Arijanet Muriq, Amir Saipi dhe Visar Bekaj.
Së bashku me këtë njoftim FFK ka publikuar edhe programin e kombëtares me aktivitetet para zhvillimit të ndeshjeve.
Më 09.11.2026 zyrtarët e FFK-së do të mbajnë konferencë për media që i paraprin dy ndeshjeve të fundit për këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Kosova ndaj Izraelit do luaj në Fadil Vokrri më 14.11.2025, në ora 15:00, ndërsa do të udhëtoj për në Republikën e Irlandës ku do ta zhvilloj ndeshjen më 17.11.2026, në ora 20:45.
Kosova ndaj Izraelit do luaj në ‘Fadil Vokrri’ më 14.11.2025, nga ora 15:00, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtoj për në Republikën e Irlandës, ku më 17.11.2026, do të ballafaqohen me vendasit.
Kosova luan në Grupin e 3-të të Ligës B në kuadër të Ligës së Kombeve duke zënë vendin e dytë me 5 pikë të cilat i ka grumbulluar duke e mposhtur Republikën e Irlandës dhe duke barazuar me Izraelin në ndeshjen e parë.
Ndaj Austrisë, Kosova është mposhtur si mysafire, ndërsa ka barazuar 1:1 në ndeshjen kthyese që u zhvillua në Prishtinë.










