Moderatorja shqiptare Eva Murati ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave britanike, këtë herë pas paraqitjes së saj televizive në Superkupën e UEFA-s.
“The Sun” i ka kushtuar një artikull 31-vjeçares, të cilën e cilëson si “Laura Woods shqiptare”, duke vënë në pah paraqitjen e saj gjatë ndeshjes së Superkupës së UEFA-s ndërmjet Paris Saint-Germa
in dhe Aston Villës në Salzburg.
Murati u shfaq në ekran e veshur me një fustan të kaltër me detaje transparente, ndërsa para fillimit të ndeshjes publikoi në Instagram edhe disa fotografi nga prapaskenat e transmetimit.
Fotografitë morën menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët lanë një numër të madh komentesh pozitive. “Personi më i bukur i veshur me të kaltër”, shkroi një prej tyre, ndërsa një tjetër e përshkroi paraqitjen e saj si “sensacionale”. Një tjetër ndjekës shkroi se “gjithçka është më mirë me Evën”, duke e inkurajuar të vazhdojë punën e saj.
“The Sun” thekson se Murati tashmë ka krijuar një audiencë të madhe ndërkombëtare. Ajo numëron rreth 1.4 milion ndjekës në Instagram dhe njihet për angazhimin e saj si prezantuese e Ligës së Kampionëve në televizionin shqiptar Tring. Krahas prezantimit sportiv, Murati është angazhuar edhe si aktore dhe modele.

Në rrjetet sociale, moderatorja shqiptare publikon rregullisht përmbajtje nga studioja, parashikime për ndeshjet dhe momente nga prapaskenat e transmetimeve të futbollit evropian.
Sipas medias britanike, paraqitja e saj në Superkupën e UEFA-s konfirmoi edhe një herë popullaritetin që Murati ka krijuar si një prej figurave të njohura të transmetimeve sportive.










