Kristian Prenga e rrëzoi dy herë Anthony Joshuan në raundin e parë.
Por boksieri shqiptar nuk kishte forcë për më shumë.
Anthony Joshua u kthye në raundin e dytë dhe e rrëzoi boksierin shqiptar.
Për dallim nga Joshua, Prenga nuk ia doli të ngritet.
Dhe me nokaut në raundin e dytë, Joshua shënoi fitore në Jeddah të Arabisë Saudite.
Gjatë deklaratës pas meçit me Kristian Prengën, Anthony Joshuan ka folur për meçin e ardhshëm, që pritet të jetë me Tyson Furyn.
Bota e sportit ka kohë që e pret meçin Joshua – Fury.
“Do t’ia shqyej zemrën. Unë jam kampioni më i lig dhe më i egër që ka ekzistuar ndonjëherë”, tha fillimisht Joshua me zë të lartë. Britaniku vazhdoi më pas më serioz: “Duke lënë mënjanë shakatë, kjo gjë ka dy anë. Duhet të kesh atë energji si luftëtar, por edhe respekt. Unë respektoj gjithçka që ai ka bërë dhe ka arritur. Por si dikush që ka kërkuar këtë ndeshje për njëfarë kohe, kjo është këtu tani. Shpresoj që tifozët të kenë një trajtim të këndshëm”.






