Uncategorized

Peja, fituese e Kupës së Federatës në volejboll

Skuadra e Pejës e ka fituar trofeun e parë të edicionit në volejbollin kosovar. Në finale të Kupës së Federatës, Peja e ka mposhtur Ferizajn. Volejbollistët e skuadrës pejane tr...

November 23, 2025
1 min lexim
Peja, fituese e Kupës së Federatës në volejboll

Skuadra e Pejës e ka fituar trofeun e parë të edicionit në volejbollin kosovar. Në finale të Kupës së Federatës, Peja e ka mposhtur Ferizajn.

Volejbollistët e skuadrës pejane triumfuan me rezultatin 3:2 në sete ndaj kampionit të edicionit të kaluar.

Seti i parë u fitua nga Peja, ndërsa ferizajasit i fituan dy setet tjera për përmbysje të rezultatit.

Por, Peja nuk u dorëzua. Barazoi në 2:2 në sete, ndërsa në setin e fundit fitoi 15:13 për ta siguruar trofeun.

Ndeshja u zhvillua të dielën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Lojtari më i vlefshëm i finales u zgjodh Gazmend Husaj. Kupa e Federatës dallon nga gara për Kupë të Kosovës.

Etiketat

#Uncategorized