Featured

Si ia bëri Lazio Napolit që ta ndalë në garën për titull?

Pasi e kishte mposhtur Milanin në mesin e muajit mars dhe ia kishte ndalur hovin për titull, Lazio të shtunën e mposhti edhe Napolin. Dhe kështu, i ka dhënë rast Interit të shkë...

April 18, 2026
1 min lexim
Si ia bëri Lazio Napolit që ta ndalë në garën për titull?

Pasi e kishte mposhtur Milanin në mesin e muajit mars dhe ia kishte ndalur hovin për titull, Lazio të shtunën e mposhti edhe Napolin.

Dhe kështu, i ka dhënë rast Interit të shkëputet edhe më shumë në tabelë, ndërsa e ka afruar edhe më shumë titullit.

Lazio të shtunën në xhiron e 33-të fitoi 2:0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në ndeshjen ku Amir Rrahmani u kthye te Napoli. Por, kapiteni i Kosovës nuk u inkuadrua. Ishte në bankën rezervë.

Matteo Cancellieri në minutën e gjashtë shënoi për 1:0, kurse Mattia Zaccagni humbi penallti në minutën e 31-të.

Toma Bashiq e vendosi fitoren me golin e minutës së 57-të.

Elseid Hysaj luajti nga minuta e 82-të te Lazio.

Napoli tani i ka 66 pikë, 12 më pak se Interi lider.

Lazio i nënti i ka 47 pikë.

Etiketat

#Featured