Futboll

Lyoni ndal hovin e PSG-së

Lyoni e ka fituar 2:1 derbin e xhiros së 30-të në elitën e futbollit francez dhe e ndali hovin e Paris Saint-Germainit, që është afër një tjetër titulli në Francë. Braziliani En...

April 20, 2026
1 min lexim
Lyoni ndal hovin e PSG-së

Lyoni e ka fituar 2:1 derbin e xhiros së 30-të në elitën e futbollit francez dhe e ndali hovin e Paris Saint-Germainit, që është afër një tjetër titulli në Francë.

Braziliani Endrick shënoi në minutën e gjashtë, ndërsa asistoi për Afonso Moreiran në minutën e 18-të.

Gonçalo Ramos e humbi penalltinë për PSG-në, në minutën e 33-të. Gol të vonshëm shënoi Khvicha Kvaratskhelia, por nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

PSG-ja mbetet lidere me 63 pikë. Lensi është i dyti me 54 pikë, por e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Lyoni ngjitet në pozitën e tretë me 54 pikë, sa ka edhe Lille në vendin e katërt. Vendi i tretë siguron Ligën e Kampionëve.

Etiketat

#Futboll