Lajmet

Laura kërkon revanshin ndaj Rafaela Silvas

Laura Fazliu përballet me brazilianen Rafaela Silva në finale të garës Grand Prix në Linz të Austrisë. Pos që e kërkon të artën në 63 kg, Laura e kërkon edhe revanshin ndaj ikon...

March 07, 2026
1 min lexim
Laura kërkon revanshin ndaj Rafaela Silvas

Laura Fazliu përballet me brazilianen Rafaela Silva në finale të garës Grand Prix në Linz të Austrisë.

Me Silvan, xhudistja kosovare i ka zhvilluar dy luftëra. Dhe i ka humbur të dyja. Fillimisht Silva e mposhti në çerekfinale të Kampionatit Botëror, në qershor të vitit të kaluar. Ndërkohë e mposhti edhe për medalje të bronztë në Grand Slam të Abu Dabit, në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Silva është legjendë e xhudos. Ka medalje të artë olimpike nga Rio 2016, dy tituj të botës dhe shumë e shumë medalje të tjera.

Etiketat

#Lajmet