Featured

Atletikë, Ramadani i teti në Kupën Evropiane të hedhjeve

Atleti Muhamet Ramadani është renditur i teti në hedhje të gjyles, në Kupën Evropiane të hedhjeve, të dielën në Nikozi të Qipros. Ramadani e kishte hedhjen më të mirë prej 18 me...

March 15, 2026
1 min lexim
Atletikë, Ramadani i teti në Kupën Evropiane të hedhjeve

Atleti Muhamet Ramadani është renditur i teti në hedhje të gjyles, në Kupën Evropiane të hedhjeve, të dielën në Nikozi të Qipros.

Ramadani e kishte hedhjen më të mirë prej 18 metra e 77 centimetra. I pari doli polaku Konrad Bukowiecki me hedhje të gjyles prej 20 metra e 43 centimetra.

Rekordi i Ramadanit, 23-vjeçar, është 19 metra e 54 centimetra, i arritur në maj të vitit 2024.

“Vendi i tetë nuk është keq për garën e parë. Por rezultat jo i kënaqshëm në bazë të mundësive dhe pritjeve. Ishte gara e parë pas gjashtë muajve”, ka shkruar trajneri i atletit, Shaban Ramadani.

Etiketat

#Featured