Featured

Drin Shaqiri shpallet “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League

Ekipi “Natus Vincere” nga Ukraina ka fituar turneun ESL Pro League në Counter Strike 2. Pjesë e ekipit fitues është edhe kosovari 19 vjeçar Drin Shaqiri i njohur me nofkën ‘Maka...

March 16, 2026
1 min lexim
Drin Shaqiri shpallet “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League

Ekipi “Natus Vincere” nga Ukraina ka fituar turneun ESL Pro League në Counter Strike 2.

Pjesë e ekipit fitues është edhe kosovari 19 vjeçar Drin Shaqiri i njohur me nofkën ‘Makazze’.

Ai madje fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë të këtij turneu.

Ekipi Navi mposhti ekipin turk “Aurora” me rezultat 3-1 në finalen e madhe të turneut që u zhvillua në Suedi.

Në ekipin e parë të Natus Vincere, “Makazze” u promovua në vitin 2025.

Ndërkaq me fitoren e sotme, Natus Vincere mori 100 mijë dollarë si shpërblim.

Poashtu edhe 150 mijë dollarë nga ndarja e klubeve.

https://navi.gg/en

Etiketat

#Natus Vincere