Featured

Arsenalit i mjafton fitorja e parë në Lisbonë

Arsenali ka bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Sportingun e Lisbonës. Ishte fitorja 1:0 në Lisbonë me gol të minutës së 91-të javën e kaluar, t...

April 15, 2026
1 min lexim
Arsenalit i mjafton fitorja e parë në Lisbonë

Arsenali ka bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Sportingun e Lisbonës.

Ishte fitorja 1:0 në Lisbonë me gol të minutës së 91-të javën e kaluar, të shënuar nga Kai Havertz, që e ka vendosur avancimin tutje të “topçinjve”.

Ndeshja kthyese e zhvilluar të mërkurën mbrëma përfundoi 0:0.

Raste për shënim pati nga të dyja skuadrat, por jo edhe gola.

Në gjysmëfinale, Arsenali do të luajë ndaj Atletico Madridit.

Ndeshja e parë luhet në Madrid.

Ballafaqimet e gjysmëfinaleve të Championsit luhen më 28 e 29 prill dhe 5 e 6 maj.

Por fillimisht, skuadra e njohur angleze e bart vëmendjen në Premier League, ku e kërkon titullin e kampionit pas një kohe të gjatë. Është në garë të fortë me Manchester Cityn.

Etiketat

#Featured