Featured

Lampardi heshti kritikët, ktheu Coventryn në Premier League

Coventry City është kthyer në Premier League pas 25 vjetësh, dhe në suksesin madhor, rol të madh ka luajtur trajneri Frank Lampard. Lampard ishte shumë i emocionuar pas barazimi...

April 18, 2026
1 min lexim
Lampardi heshti kritikët, ktheu Coventryn në Premier League

Coventry City është kthyer në Premier League pas 25 vjetësh, dhe në suksesin madhor, rol të madh ka luajtur trajneri Frank Lampard.

Lampard ishte shumë i emocionuar pas barazimit 1:1 të premten mbrëma me Blackbourn Roversin.

Ky barazim ka mjaftuar që Coventry të kthehet në elitën angleze, tri xhiro para fundit të kampionatit.

Goli i Bobby Thomasit në minutën e 84-t ishte gol i rikthimit në Premier League.

Coventry është i pari me 86 pikë.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm. Ta arrish këtë pas 25 vjetësh, është mahnitëse. Coventry ka qenë gjithmonë klub i Premier Leagues. Tani jemi kthyer”, ka thënë Lampardi për Sky Sports.

Ish-trajneri i Chelseat e mori drejtimin e Coventryt në nëntor të vitit 2024.

Coventry u largua nga elita angleze e futbollit në vitin 2001, pasi i kishte kaluar 34 sezone në futbollin elitar anglez.

Në edicionin 2017/18, Coventry luajti në kategorinë e katërt.

Etiketat

#Featured