Featured

Shqetësime te Reali, Asencio humbi 6 kg për kohë të shkurtër

Telashet për shkak të një virusi kanë bërë që qendërmbrojtësi Raul Asencio të ketë telashe me bark dhe për këtë arsye, nuk ishte pjesë e Real Madridit në ndeshjen kthyese ndaj B...

April 18, 2026
1 min lexim
Shqetësime te Reali, Asencio humbi 6 kg për kohë të shkurtër

Telashet për shkak të një virusi kanë bërë që qendërmbrojtësi Raul Asencio të ketë telashe me bark dhe për këtë arsye, nuk ishte pjesë e Real Madridit në ndeshjen kthyese ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Asencio të shtunën ka nisur me testime më të thella dhe tretman mjekësor, ndërsa situata e tij ka shqetësuar klubin madrilen.

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Asencios e ka bërë të ditur mediumi COPE, ndërsa AS e ka konfirmuar më pas.

Asencio është duke vuajtur nga një virus që është përhapur në Madrid.

Për këtë arsye, Asencio nuk do të luajë as të martën ndaj Alavesit.

Nuk është i vetmi që është prekur nga ky virus te skuadra madrilene.

Etiketat

#Featured