Federico Valverde është shfaqur si synim i profilit të lartë për Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin, derisa rriten paqartësitë lidhur me të ardhmen e tij te Real Madridi.
Interesimi erdhi pas incidentit që Valverde e pati me bashkëlojtarin, Aurelien Tchouameni. Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane menjëherë janë vënë në ndjekje të mesfushorit.
Ylli nga Uruguaji mbetet pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës madrilene, por zhvillimet e fundit kanë rritur shpresat për skuadrat që më parë e shihnin transferimit e Valverdes si “mision të pamundur”.


