Featured
Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës në mes FC Ferizajt dhe KF Dukagjinit. Ndeshja pritet t

May 15, 2026
1 min lexim

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës në mes FC Ferizajt dhe KF Dukagjinit.

Ndeshja pritet të zhvillohet më 21 maj 2026, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas FFK-së, çmimet e biletave në veri dhe jug do jenë 3 euro, në lindje 5 euro, perëndim 10 euro dhe VIP 30 euro.

FFK njofton se ku do të vendosen tifozët e të dyja skuadrave.

"Tifozët e Ferizajt do të vendosen në tribunën Veri, ndërsa ata të Dukagjinit në tribunën Jug." njofton Federata.

Etiketat

#Featured

Artikuj të Ngjashëm

Lexo më shumë lajme të lidhura

Të gjitha