Notaret e Kosovës, Hana Beiqi dhe Erina Idrizaj, kanë garuar të shtunën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Si Beiqi, ashtu edhe Idrizaj, nuk u kualifikuan për në finale.
Beiqi garën në stilin 50 metra flutur, e mbylli me kohën 28.09 sekonda dhe doli e katërta në baterinë e parë. Baterinë e parë e fitoi Viola Scotto Di Carlo e Italisë, e cila e siguroi finalen me kohën 26.57 sekonda. Beiqi la prapa tri garuese, të Portugalisë, San Marinos dhe Libanit.
Ndërkohë, Idrizaj mbeti e pesta, përkatësisht e fundit në baterinë e dytë në stilin 200 metra shpinë. Ajo e mbylli garën me kohën 2 minuta, 27 sekonda e 38 të qindtat. Fituese e kësaj baterie ishte turkja Sudem Denizli, me kohën 2:16.83 minuta.
Të shtunën në gjysmëfinale të garës 1000 metra me kajak garoi Kron Balidemaj. Por, garuesi i Kosovës përfundoi i fundit. Ai e mbylli garën për 4 minuta, 41 sekonda e 73 të qindtat.










