Vedat Muriqi ka shkëlqyer të shtunën mbrëma për Fenerbahçen në përballjen ndaj Konyasporit.
Muriqi realizoi gol dhe bëri një asistim në fitoren 4:2 të Fenerit ndaj Konyasporit. Ishte ndeshja e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë.
Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e shtatë. Ai realizoi nga afërsia.
32-vjeçari Muriqi asistimin e bëri te goli i katërt të cilin e realizoi Mason Greenwood në minutën e 49-të.
Greenwood e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 20-të.
Ndërsa në minutën e 33-të, Marco Asensio, e shënoi golin e tretë.
Ndërkohë golin e parë për Konyasporin e realizoi Ebrima Colley. Deniz Turuc e shënoi të dytin në fund të takimit
Qendërsulmuesi Muriqi u paraqit deri në minutën e 69-të dhe u zëvendësua me Romelu Lukakun. Te Konyaspori nga minuta e 60-të u paraqit Enis Bardhi.
Ishte goli i parë i Muriqit pas kthimit te Feneri.
Muriqi u transferua muajin e kaluar te gjiganti turk nga Mallorca për 15.5 milionë euro.
Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur edhe më herët te Feneri përgjatë edicionit 2019/20.
Vedat Muriqi, Fenerbahçe formasıyla 6 yıl aradan sonra golünü attı⚽ #FBvKON pic.twitter.com/4rnWZBLxRk
— MkyFutbol (@mkyfutbol) August 22, 2026









