Bayern Muncheni e ka fituar Superkupën e Gjermanisë. Bayerni të shtunën mbrëma në finale e mposhti Borussia Dortmundin me rezultatin 2:1.
Bayern fitoi titullin e kampionit, ashtu edhe Kupën e Gjermanisë në edicionin 2025/26. Meqë bavarezët e fituan si titullin ashtu edhe kupën, Dortmundi, si nënkampion, u përfshi në Superkupë për t’u përballuar në finale me Bayernin.
Nathaniel Brown e kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 28-të.
Për 2:0 realizoi ylli francez, Michael Olise, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Ndërsa golin e vetëm për Dortmundin e realizoi Fabio Silva në minutën e 75-të.
Dortmundit iu anulua edhe një gol i Ramy Bensebainit në minutën e 42-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Bensebaini u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 90-të.
Është trofeu i 12-të i Superkupës në historinë e Bayernit.
Bayerni mbrojtjen e titullit e fillon më 28 gusht me ndeshjen ndaj Stuttgartit.
Ndërsa Dortmundi ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 e luan më 29 gusht ndaj Hamburgut.









