Lensi ka shkaktuar befasi të dielën mbrëma duke e mposhtur Paris Saint-Germainin në ndeshje për trofeun e Superkupës së Francës.
Ballafaqimi i zhvilluar në shtëpinë e Lensit, “Stade Bollaert-Delelis”, përfundoi 1:0.
Lensi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 39-të me golin e Florian Thauvinit. Ndërkohë, prej minutës së 39-të luajti me një futbollist më pak në fushë. Kyllian Antonio u përjashtua direkt me të kuq pas ndërhyrjes së ashpër në Maghnes Akliouchen.
Me të kuq tre minuta para fundit u përjashtua edhe mbrojtësi Nuno Mendes te PSG-ja.
Në Superkupën e Francës luajnë kampioni dhe fituesi i Kupës së Francës.
PSG-ja e fitoi edicionin e kaluar titullin, ndërsa dominoi edhe në Evropë. Ditë më parë e fitoi edhe trofeun e Superkupës së Evropës ndaj Aston Villas.
Te PSG-ja të dielën debutoi mbrojtësi dhe transferimi i verës, Lucas Digne.
Lensi me PSG-në ishte takuar për Superkupë edhe në vitin 1998, por ishte mposhtur nga parisienët.









