Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës në mes FC Ferizajt dhe KF Dukagjinit.
Ndeshja pritet të zhvillohet më 21 maj 2026, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sipas FFK-së, çmimet e biletave në veri dhe jug do jenë 3 euro, në lindje 5 euro, perëndim 10 euro dhe VIP 30 euro.
FFK njofton se ku do të vendosen tifozët e të dyja skuadrave.
"Tifozët e Ferizajt do të vendosen në tribunën Veri, ndërsa ata të Dukagjinit në tribunën Jug." njofton Federata.


