Dinamo e Tiranës që udhëhiqet nga trajneri Ilir Daja, ka barazuar të enjten mbrëma në “Elbasan Arena” me Pafosin qipriot.
Ndeshja e parë e plejofit për inkuadrim në Ligën e Konferencës u mbyll 1:1.
Dueli kthyes luhet pas një jave.
David Fadairo shënoi për 1:0 në të mirë të tiranasve në minutën e 79-të, ndërsa Lele i barazoi shifrat në minutën e 82-të për mysafirët.
Kualifikimi mbetet ende i hapur, ndërsa gjithçka do të vendoset javën tjetër.









