Adrion Pajaziti është përjashtuar me karton të kuq në barazimin e Hajdukut të Splitit me Rakowin të enjten mbrëma.
Ishte ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Konferencës, ndërsa u mbyll 2:2.
Pajaziti u përjashtua nga loja direkt me të kuq në minutën e 55-të, kurse Ron Raçi e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te skuadra e madhe kroate.
Etnik Brruti nuk e fitoi rastin, ndonëse ishte në bankën rezervë.









