Klubi I futbollit Prishtina ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Djordje Šaletić, kjo u bë e ditur nëpërmjet kanalit zyrtar në facebook
“FC Prishtina njofton se ka vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë, Djordje Šaletić, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në verën e vitit 2028.” thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.
Sipas njoftimit, mbrojtësi malazez do të vazhdojë të jetë pjesë e bardhekaltërve edhe për dy sezone të tjera, duke konfirmuar besimin dhe rëndësinë e tij në projektin e klubit.
Në sezonin e kaluar, Šaletić i pati 31 paraqitje në fushë “Šaletić gjatë sezonit të kaluar, regjistroi 31 paraqitje dhe kontribuoi me 5 asistime. Po ashtu, ai ishte lojtari i dytë me më së shumti minuta të zhvilluara në ekip, me gjithsej 2,568 minuta.” njofton FC Prishtina.







